Presidenti Meta do marrë pjesë në konferencën e Mynihut për sigurinë

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/- Presidenti Ilir Meta do të marrë pjesë në konferencën e Mynihut për sigurinë, që organizohet më 15-17 shkurt me ftesë të kryetarit të kësaj konference, ambasadorit Wolfgang Ischinger.

Në këtë edicion të 55-të të Konferencës, pritet që të diskutohen dhe debatohen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale botërore, sfidat e rendit liberal botëror, multilateralizmi, marrëdhëniet transatlantike e kërcënimet e reja për paqen dhe sigurinë në botë.

Konferenca ka si objektiv kryesor ndërtimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjeve paqësore për konfliktet.

Gjatë pjesëmarrjes në konferencë, Presidenti Meta do të takohet me homologë e personalitete pjesëmarrëse./k.s/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.