Majko takohet me rrjetin e avokatëve shqiptarë në Itali

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/ – Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko zhvilloi një takim me rrjetin e e avokatëve shqiptarë në Itali. Në takimin e kryer në ambientet e një prej institucioneve enciklopedike me prestigjioze në botë, “Treccani”, pati diskutime të shumta mbi situatën e shqiptarëve në Itali dhe rrjetëzimin e shqiptarëve në vendin fqinj.
Në fund të takimit, përfaqësuesit e rrjetit të avokatëve i dhuruan ministrit librin “Politikat shtetërore për Diasporën”, të përkthyer në italisht në mënyrë vullnetare nga anëtarët e rrjetit të avokatëve shqiptar në Itali.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.