FOTO/ Lezhë, 7000 legalizime në pesë vite

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/ – Ministrja e Kulturës, Elva Margariti inspektoi zyrat e shërbimit të ALUIZNI-t, Lezhë shoqëruar nga drejtori Aris Mema dhe drejtues e specialistë të DRKK Shkodër e Lezhë.

Procesi i legalizimeve në këtë qark, ka ecur me ritme të shpejta, ku vetëm në pesë vjet janë kryer 7000 legalizime në krahasim me shifrën e 1080 në vitin 2013.

Ministrja Margariti u informua me problemin e mbartur të legalizimeve në Lezhë dhe diskutuan për rishikim të zonifikimit të qytetit të Lezhës, me synimin për të lehtësuar strukturat dhe zhvillimin normal të zonave urbane. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.