BSH, 17 ankande për blerje valute në euro

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/ – Banka e Shqipërisë do të vijojë edhe këtë vit blerjen e valutës euro me qëllim rritjen e rezervës valutore.

Sipas BSH, gjatë vitit 2019 janë parashikuar 17 ankande, ku shuma e parashikuar për t’u blerë është në intervalin mes 51 dhe 85 milionë eurove.

Pjesa më e madhe e ankandeve do të përqendrohen në periudhën maj-gusht, kur edhe oferta valutore zakonisht është më e lartë.

Blerjet e valutës është në vazhdën e një programi 3-vjecar për rritjen e rezervës valutore të vendit. Në fund të vitit 2018, rezerva valutore arriti në 3.4 miliardë euro, me një rritje vjetore 13%. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.