Basha: Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë

TIRANË, 15 shkurt ATSH/ – Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë përpara protestës së opozitës ka theksuar se, “16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marrë në dorë fatet e tij si çdo popull europian”.

“Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, ikin hajdutët në burg! Nuk vuan populli!”, ka theksuar Basha.

“Përgjegjësia për çdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit, do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri hajdute dhe kryehajdutin e saj! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar!”, është shprehur Basha.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.