Basha i ftoi në protestë, Gjiknuri: Vlonjatët nuk e shohin Shqipërinë me optikën e tij, ata vlerësojnë punën tonë

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/ – Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Damian Gjiknuri, i është përgjigjur edhe deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili gjatë një vizite në Vlorë disa ditë më parë, deklaroi se qarku ishte në krizë të thellë ekonomike dhe sociale.

Sipas Gjiknurit, Basha mundohet të nxije realitetin në Vlorë që të bindë njerëzit e vet se vetëm ai mund ta zbardhë situatën. Për deputetin socialist, janë vlonjatët ata që e njohin më mirë realitetin dhe punën e qeverisë, punë që e kanë mbështetur me votat e tyre në vitin 2017.

“Po ta shohim me optikën e Bashës, me gjyslyket e tij, Shqipëria është gjithmonë zi. Ai nxin situatën që të motivojë të tijët me qëllim që të bindet se vetëm ai mund ta zbardhë situatën, por qytetarët vlonjatë e shohin shumë mirë situatën në Vlorë. E prekin realitetin dhe e kanë treguar me votë në 2017, kur PS siguroi rezultatin më të thellë, sepse u vlerësuan punët tona”, tha Gjiknuri.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.