Veliaj: Neandertalët e SHQUP, mavri me bojë që i nxorën bojën këtij vendi me dhunë

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ – Pas ngjarjes në Kuvend, ku Edi Paloka i hodhi bojë Kryeministrit Rama pasi ky i fundit i kërkoi ndjesë Talat Xhaferit për shkeljen e kodit të mikpritjes nga opozita, ka reaguar edhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Duke e cilësuar veprimin e deputetit demokrat të turpshme, Veliaj shprehet se “Neandertalët e SHQUP” po shkatërrojnë dhe po përdhosin çdo vlerë shqiptari.

Ai thekson se këta “mavri me bojë i nxorën bojën këtij vendi me dhunë”. “Kur thosha ‘parti shpellare’ gjithë portalet gjobë vënëse vrapuan ta përdridhnin se kinse ishte për miletin. Jo or jo, për këta e kam, sot e gjithmonë, neandertalët e SHQUP, mavri me bojë që i nxorën bojën këtij vendi me dhunë, shkatërrim e përdhosje të çdo vlerë shqiptari! Turp”, shprehet Veliaj. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.