Surpriza e Policisë së Shtetit për Sonjën, vajzën e policit të rënë në detyrë Roland Lika

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/-Policia e Shtetit ka uruar për festën e ditëlindjes Sonjën, vajzën e të rënit në detyrë, Roland Lika.

“Sonja edhe 100 të tjera, gëzuar! Happy birthday nga familja jonë e madhe, Policia e Shtetit”, uron Policia vajzën.

“Kolegët e babait të saj, i organizuan një surprizë në Dardhë të Korçës. Babai i saj, Roland Lika, ishte punonjës i Policisë së Shtetit, i cili dha jetën në luftë me krimin, më 19 tetor 2010. Sonja, gëzuar, shëndet e fat, mirësi e suksese në çdo hap. Kurrë nuk do të jesh vetëm, ke përherë në çdo çast shokët dhe kolegët e babait tënd, që dha jetën për të mbrojtur jetë”, vijon urimi i policisë./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.