STAMBOLL – Aksion policor antiISIS, 52 sirianë të arrestuar

STAMBOLL, 14 shkurt /ATSH-AA/ – Një super aksion kundër ekstremistëve të organizatës terroriste ISIS është zhvilluar në veriperëndim të Turqisë.

Njësitë antiterroriste të policisë turke kanë arrestuar 52 shtetas sirianë, të akuzuar si pjesë e një qelize të organizatës aktive xhihadiste në zonë.

Bastisjet u kryen në të njëjtën kohë në pesë pika të ndryshme të qarkut Osmangazi.

Të dyshuarit po merren në pyetje nga prokurorët./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.