SOÇI – Putin: Moska, Teherani dhe Ankaraja e shohin tërheqjen amerikane nga Siria si një hap pozitiv

SOÇI, 14 shkurt /ATSH-AFP/ – Tërheqja e njoftuar nga Donald Trump e 2.000 anëtarëve të forcave amerikane nga Siria konsiderohet si një hap pozitiv nga Irani, Turqia dhe Rusia, deklaroi sot Vladimir Putin në përfundim të një samiti mes të tre shteteve.

”Bisedimet kishin në fokus ndikimin do të ketë njoftimi i planit të SHBA-së për tërheqjen e trupave amerikane nga rajonet verilindore të vendit mbi zhvillimin e ardhshëm të situatës në Siri”, deklaroi presidenti rus gjatë një konference shtypi pas një takimi tre-palësh për Sirinë që u organizua në Soçi, në jugperëndim të Rusisë.

”Këndvështrimi ynë i përbashkët është se finalizimi i kësaj faze do të jetë një hap pozitiv që do të ndihmojë në stabilizimin e situatës”, theksoi Putin./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.