SHBA – Trump pritet të shpallë ”emergjencën kombëtare” për financimin e murit kufitar

UASHINGTON, 14 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump do të shpallë ”emergjencën kombëtare” për të finalizuar financimin e murit që ai kërkon të ndërtojë në kufirin me Meksikën për të luftuar kundër emigracionit të paligjshëm, njoftoi sot kreu i shumicës republikane në Senat.

”Sipas Mitch McConnell, presidenti ka njoftuar se është i gatshëm të nënshkruante kompromisin buxhetor të arritur mes parlamentarëve demokratë dhe republikanëve për të shmangur një ‘’shutdown’ të ri, ose bllokim të buxhetit. Ai do të deklarojë në të njëjtën kohë një emergjencë kombëtare”, saktësoi McConnell, duke theksuar se mbështeste këtë procedurë të rrallë që autorizon presidentin e SHBA-së të anashkalojë Kongresin për të mbledhur fondet./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.