SHBA – Një vit pas masakrës në Parkland, Trump premton siguri në shkolla

UASHINGTON, 14 shkurt /ATSH-AFP/ – Një vit pas masakrës në një lice në Parkland, në Florida, presidenti amerikan, Donald Trump shfaqi vendosmërinë e tij për të bërë gjithçka për të premtuar siguri në shkollat amerikane, ndërkohë që mbetet e paqartë çështja delikate e kontrollit të armëve të zjarrit.

”Një vit më parë, një akt i neveritshëm dhune i mori jetën 14 nxënësve të liceut dhe 3 mesuesve në Parkland. Në këtë përvjetor të trishtë, ne do t’i kujtojmë ato me nderim dhe do të punojmë për sigurinë e të gjithë amerikanëve, kryesisht atë të fëmijëve të shtetit tonë”, shkruan Trump në një komunikatë.

”Melania dhe unë bashkohemi me të gjithë amerikanët të lutemi për rimëkëmbjen afatgjatë të komunitetit të Parkland dhe të gjithë komuniteteve që kanë humbur jetë të pafajshme për shkak të armëve të zjarrit”, theksoi Trump./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.