Protesta e opozitës, Rama: Qeveria nuk reagon, policia zbaton ligjin

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se “nuk do të ketë asnjë qëndrim nga qeveria”.

I pyetur lidhur protestën e opozitës më 16 shkurt, Rama tha se “qeveria nuk reagon, reagon policia”.

“Nuk do të ketë qëndrim, nuk është detyrë e qeverisë të administrojë një protestë. Nuk mendoj asgjë. Ka një ligj dhe policia duhet të zbatojë ligjin dhe protestuesit duhet të zbatojnë ligjin”, – deklaroi Rama.

e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.