PARIS – Airbus: Pas 2021-it nuk do të prodhohet më A380

PARIS, 14 shkurt /ATSH-DPA/ – Prodhuesi europian i avionëve, Airbus tha në një deklaratë se do të përfundojë prodhimin e avionit të tij, tip A380, aeroplanit më të madh të pasagjerëve në botë.

Airbus tha se Emiratet e Bashkuara Arabe ndërprenë porositë për superjumbot dhe si rezultat, duke pasur parasysh mungesën e urdhrave të prapambetura me linjat ajrore të tjera, Airbus do të ndërpresë furnizimet me tip A380 në vitin 2021.

”EBA, që ishin blerësit më të mëdhenj të A380, kishin reduktuar porositë e tyre nga 162 në 123, dhe do të marrin edhe 14 të tjerë në dy vitet e ardhshme”, thuhet në deklaratë.

Aeroplani dykatësh ka filluar fluturimet komerciale në vitin 2007./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.