Nis raundi i ri i konsultimeve ekonomiko-tregtare të nivelit të lartë Kinë-SHBA

PEKIN, 14 shkurt /ATSH/ – Të enjten paradite, zëvendëskryeministri kinez dhe drejtuesi i palës kineze i dialogut ekonomik kino-amerikan Liu He, përfaqësuesi tregtar amerikan Robert Lighthizer dhe sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin drejtuan së bashku ceremoninë e hapjes të konsultimeve ekonomiko-tregtare të nivelit të lartë midis dy vendeve, sipas CRI-së.

Ky raund i konsultimeve do të zhvillohet më 14 dhe 15 shkurt në Pekin./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.