Ndihma juridike shtetërore, zv/ministrja: Në 5-muaj, 365 aplikime të pranuara

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/- Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike Falas ka numëruar në 5 muaj të vitit 2018,  365 aplikime të pranuara.

Zv/ministrja së Drejtësisë, Teuta Vodo, deklaron se në total janë numëruar 405 aplikime, teksa janë pranuar 365.

Zv/ministrja Vodo sqaron se u është dhënë asistencë 192 çështjeve civile, 35 çështjeve administrative dhe 132 çështjeve penale.

Po ashtu sipas saj, janë regjistruar, 32 urdhra mbrojtjeje ndaj dhunës në familje.

Ndihma juridike shtetërore realizohet përmes ofrimit të informacionit dhe asistencës ligjore për personat në pamundësi financiare me qëllim përmbushjen e të drejtat e tyre të njohura me ligj.

Nëpërmjet ndihmës juridike shtetërore, çdo personi i garantohet ushtrimi efektiv i të të drejtës për t’iu drejtuar dhe marrë pjesë në procedurat administrative të organeve të administratës shtetërore, këshillimit dhe përfaqësimit në proceset gjyqësore penale, administrative dhe civile, pavarësisht nga mundësitë e tij financiare. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.