Monitorimi/ Drejtuesit e mjeteve në shkelje të sinjalizimit rrugor

TIRANË, 14 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/- Mjafton monitorimi i disa kryqëzimeve në rrugët e kryeqytetit, për të kuptuar edukatën rrugore dhe mosrespektimin nga shumë drejtues mjetesh të sinjalizimit rrugor në tërësi.

Rrugorët e kryeqytetit, njoftojnë se, gjatë patrullimit dhe kontrollit të territorit, konstatojnë, këshillojnë dhe ndëshkojnë çdo ditë, mjete dhe drejtues mjetesh, që verifikohen në shkelje, por nuk mjafton vetëm puna e policisë, duhet që të gjithë përdoruesit e rrugës të jenë korrekt me normat e sjelljes, për të përcjelle modelin pozitiv për drejtuesit e rinj dhe rëndësinë që ka bashkëjetesa me rregullat, për një mjedis të sigurt dhe pa incidente. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.