TIRANË, 14 shkurt ATSH/ – Kuvendi sot në seancë plenare do të votojë projektligjin “Për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Kuvendi gjithashtu do të votojë projektvendimin “Për miratimin a kandidaturave për pozicionet e Komisionerëve pranë Avokatit të Popullit”.
Po ashtu sot do të shqyrtohet edhe projektvendimi “Për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.
/gj.mima/ /a.g/