LONDËR – Theresa May humb një votë në Parlament për strategjinë e negocimit të Brexit

LONDËR, 14 shkurt /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike, Theresa May regjistroi sot një humbje të koklavitur në Parlament, që hodhi poshtë strategjinë e saj për negocim të Brexit, duke ndërlikuar në këtë mënyrë qëndrimin e saj përballë Brukselit me të cilin ajo kërkon të ridiskutojë marrëveshjen e largimit nga BE-ja.

330 deputetë votuan kundër dhe vetëm 258 për amendamentin e paraqitur nga qeveria, e cila kërkonte mbështetje për përpjekjet e saj për të modifikuar dispozitën më të kontestuar të marrëveshjes së tërheqjes, që ka të bëjë me kufirin irlandez./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.