Limaj njofton komandantin e KFOR-it për finalizimin e Platformës për dialogun

PRISHTINË, 14 shkurt/ATSH/- Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në një takim, komandantin e KFOR-it, gjeneral major Lorenzo D’Addario.

Në takim Limaj dhe D’Addario, kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë si dhe për aspektin e sigurisë në vend.

Zv.kryeministri Limaj, falënderoi komandantin e KFOR-it, për kontributin e dhënë dhe për gatishmërinë e treguar që forcat paqeruajtëse të NATO-s t’i ndihmojnë strukturave të sigurisë vendëse.

Në cilësinë e bashkëkryesuesit të Delegacionit Shtetëror, Limaj e ka njoftuar ushtarakun italian për finalizimin e Platformës për dialogun me Serbinë.

“Platforma është një dokument shumë përmbajtjesor që orienton dialogun që do të zhvillohet në Bruksel dhe përcakton pozicionin e shtetit të Kosovës në këtë proces”, ka deklaruar Limaj.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major, Lorenzo D’Addario, siguroi zv.kryeministrin Limaj se KFOR-i është i gatshëm të ofrojë siguri për gjithë qytetarët. /KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.