Korçë, punësohet pranë bashkisë pas praktikës

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ – Xheni Liço pasi përfundoi arsimin e lartë për degën “Administrim dhe Politika Sociale” u regjistrua pranë zyrës së punës Korçë.

Pas disa intervistash nga specialistët, ajo u orientua për pjesëmarrje në një prej programeve të nxitjes së punësimit, ku pasi kreu praktikën profesionale pranë bashkisë Korçë gjatë muajve shtator–nëntor 2018 u arrit me sukses edhe punësimi i saj pranë këtij institucioni.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka bërë apel ndaj çdo të riu apo të reje dhe jo vetëm që dëshiron të punësohet në ndërmarrje private apo institucione shtetërore të paraqitet pranë zyrave të punës. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.