Gjylameti: PD kërkon të vijë në pushtet përmes krimit dhe kaosit

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ – Kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, duke theksuar se opozita kërkon që ditën e shtunë protestën ta kthejë në zjarr dhe kaos.

Në një intervistë televizive, Gjylameti bëri me dije se “ata tentojnë që bojën që hodhën ta kthejnë në zjarr në 16 shkurt, për të rikthyer kaosin në Shqipëri”.

“Nëse opozita do të vijë në pushtet, kjo nuk është rruga e duhur. PD kërkon të vijë në pushtet përmes krimit dhe kaosit. Destabilitetit politik dhe ekonomik shqiptarët i kanë thënë jo. Shqiptarët nuk do të zgjedhin modelin e dhunës. Protestat e opozitës janë menaxhuar me shumë kujdes, jemi modeli ndryshe nga 21 Janari. Modeli i dhunës së 21 Janarit është i atyre që flasin për të varfrit dhe asnjë sekondë të punës së tyre nuk janë kujdesur për ata. Ajo që ndodhi sot nuk besoj që ka të bëjë me fyerje. Nuk besoj se ka ndodhur kjo gjë për të parë këtë reagim, pasi mjafton të shikojmë gjuhën që ka përdorur Berisha dhe Basha. Ne kemi qenë pro dialogut dhe kundër gjuhës së etiketimit”, – përfundoi Gjylameti.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.