Bashkëpunim Shqipëri-Kroaci në fushën e turizmit

TIRANË, 14 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda ka zhvilluar një takim me  takim me sekretarin e shtetit të Ministrisë së Turizmit të Republikës së Kroacisë, Frano Matusic.

Takimi u zhvillua në  kuadër të diplomacisë ekonomike, për të nxitur më tej bashkëpunimin dypalësh sidomos në fushën e turizmit mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe politike të shkëlqyera, sidomos mbas vizitës zyrtare të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Zagreb dhe nënshkrimit të Deklaratës për Partneritet Strategjik mes të dy vendeve, e cila i dha një momentum të ri marrëdhënieve bilaterale.

Megjithatë, Poda dhe Matusic, ndanë mendimin se, mbeten ende shumë potenciale dhe hapësira të pashfrytëzuara, sidomos në drejtim të bashkëpunimit ekonomik mes të dy vendeve. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.