SHKUP – Të paktën tre të plagosur pas një aksidenti të rëndë rrugor

Shkup, 13 shkurt /ATSH-MIA/ – Një autobus me udhëtarë është përmbysur në autostradën Tetovë-Shkup pranë fshatit Llaskarcë në afërsi të Karpallakut sot rreth orës 17:00, konfirmoi për median Ministria e Brendshme.

Në spitalet e Shkupit u transportuan tre të plagosur, prej të cilëve dy më rëndë, ndërsa një person i tretë ka marrë lëndime më të lehta, konfirmoi për MIA-n, drejtori i Klinikës universitare për traumatologji, sëmundje ortopedike, Ilir Hasani./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.