Izraeli do të dyfishojë udhëtimet direkte në javë drejt Shqipërisë

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ – Vizitorë të shumë kanë paraqitur interes të veçantë në stendën e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar Mesdhetar të Turizmit në Izrael.

Nga ky panair, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka thënë se Izraeli do të dyfishojë numrin e udhëtimeve direkte në javë drejt Shqipërisë.

“Në 2019 Izraeli do të dyfishojë numrin e udhëtimeve në javë dhe po ashtu do të zgjerojë sezonin nga 18 prilli deri në fund. E gjitha biseda është që për 2020 kompania të ndërhyjë në Shqipëri me investime të drejtpërdrejta në sistemin hotelier dhe në restorante shqiptare”, tha nga Izraeli, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Panairin Ndërkombëtar Mesdhetar të Turizmit në Izrael u mbajt për dy ditë radhazi dhe u mbyll ditën e sotme.

“3-4 udhëtime në javë për periudhën prill-tetor, potencial që në 2019-n të vijnë 3 herë më shumë turistë sesa në 2018-n. IMTM, vendtakim i rëndësishëm për Shqipërinë, për të shkëmbyer ide dhe përvoja për ekoturizmin dhe turizmin kulturor mes shteteve pjesëmarrëse. Një hapësirë më shumë për të promovuar paketën gjithëvjetore të Shqipërisë turistike”, tha ndër të tjera Klosi.

Gjatë 2018-s, rreth 15 mijë turistë izraelitë e vizituan Shqipërinë.

/z.t/e,caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.