FOTO/ Lezhë – Urë e re automobilistike për banorët e fshatit Mabë

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ – Banorët e fshatit Mabë të njësisë administrative Dajç do të kenë së shpejti në funksionim urën e re automobilistike.

Bashkia e Lezhës bën të ditur se po vijon punën për ndërtimin e urës, e cila do të bëjë të mundur qarkullimin e banorëve drejt qytetit.

Ky projekt, që po realizohet me fonde të bashkisë Lezhë me vlerë prej 6 545 090 lekë (pa TVSH), pritet të përfundojë brenda muajit mars.

Infrastruktura është prioritet për bashkinë e Lezhës dhe ky investim i domosdoshëm do ndikojë në lehtësimin e jetës së banorëve. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.