TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka emëruar dy zv.ministrat e rinj të Arsimit, Lorena Haxhiu dhe Redi Shtino. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është vendosur në bazë të Kushtetutës dhe ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit emërimi i zëvendësministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lorena Haxhiu.
Po ashtu, Këshilli i Ministrave ka vendosur edhe emërimin në detyrën e zëvendësministrit të Redi Shtinos.
Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë. /j.p/