BRUKSEL – Tusk: BE-ja mbetet në pritje të propozimeve ”konkrete dhe realiste” për Brexit

BRUKSEL, 13 shkurt /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian pret ende propozime konkrete dhe realiste nga ana e Britanisë së Madhe,  gjë që do të mundësonte rënien e hipotezave të një divorci pa marrëveshje, njoftoi sot në mbrëmje presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

Të 27 shtetet e BE-së, shkruan në një postim në ”Twitter” lideri europian, presin ende propozime konkrete dhe realiste nga ana e Londrës mbi mënyrën për të dalë nga ngërçi mbi Brexit.

Tusk dha këtë prononcim pas një takimi në Bruksel me kryenegociatorin e BE-së për Brexit, Michel Barnier.

Vetëm 44 ditë nga data e planifikuar e Brexit, një largim i rregullt i Britanisë së Madhe nga BE-ja është ende shumë i pasigurt./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.