BRUKSEL – BE shpall listën e parajsave fiskale

BRUKSEL, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Komisioni Europian botoi një listë të zezë ku gjenden 23 shtete që nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Lista përfshin disa parajsa të njohura bankare si Bahamas dhe ishujt Virgin si dhe shtete që janë shkatërruar nga lufta si Iraku, Siria, Jemeni dhe Arabia Saudite.

”Lista është e përditësuar dhe rigoroze për të vlerësuar flukset e parave të pista”, theksoi Komisioni Europian.

“Sistemi financiar i BE nuk duhet të shërbejë si një mjet për pastrimin e parave dhe për të financuar krimin”, tha Vera Jourova, komisionerja europiane për Drejtësinë.

“Mesazhi që duam të dërgojmë është se Europa është e hapur për biznes, por Europa nuk është naive ndaj këtyre çështjeve”, shtoi ajo./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.