Vdes në moshën 81-vjeçare portieri Gordon Banks

87

TIRANË, 12 shkurt ATSH/ – Ish-portieri anglez Gordon Banks, fitues i Kupës së Botës në vitin 1966, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

I njohur si një nga më të mëdhenjtë në pozitën e tij, Banks është vlerësuar si portieri më i mirë i vitit i FIFA-s për gjashtë vite me radhë dhe ka pasur 73 paraqitje me Anglinë.

Ai është njohur më së shumti për pritjen e një goditjeje për gol të Pele gjatë Kupës së Botës së vitit 1970 kundër Brazilit.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.