Ulje trefish e tatimit mbi fitimin për sipërmarrjen

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në takimin për “Bashkinë që duam”, në qytetin e Lezhës theksoi se perspektiva për sipërmarrjen, sikundër në gjithë Shqipërinë, edhe në këtë bashki është më pozitive këtë vit. Kjo, për shkak të ndërhyrjeve të rëndësishme dhe lehtësive të konsiderueshme të ndërmarra nga qeveria si ulja trefish e tatimit të fitimit për bizneset me xhiro deri në 140 mijë dollarë në vit, që kanë hyrë në fashën e biznesit të vogël dhe tatohen vetëm 5%.

Po, ashtu Kryeministri Edi Rama vuri në dukje edhe politikën e re të agrobiznesit që po nxit, siç tha ai, edhe shumë të tjerë të ndjekin gjurmët e pionierëve të parë të këtij sektori.

“Zerimi i taksës për të gjitha inputet dhe makineritë bujqësore për të gjithë fermerët i premtuar që në fushatën e parë të transformimeve demokratike dhe i mbajtur prej nesh dhe deri tek mundësitë e reja të krijuara në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të turizmit, ku Lezha është një zonë me potencial ende të pashfrytëzuar, janë disa aspekte”, theksoi Rama.

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.