Transformim shërbimit për nënën dhe fëmijën në Lezhë

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama theksoi në takimin “Për bashkinë që duam”, me qytetarët e Lezhës, se do investohet për një problem shumë të vjetër që lidhet me shërbimin ndaj nënës dhe fëmijës në maternitet. “Do investojmë për maternitet të standardeve të fundit si në Sarandë e Korçë dhe si do i bëjmë në Berat e këhtu me radhë”, tha Kryeministri Rama.

“Deri në fund të mandatit do të kemi një shërbim të transformuar ndaj nënës dhe fëmijës”, tha Kryeministri.

Ai solli në vëmendje edhe investimet në qendrat shëndetësore ku po punohet për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore, që u gjetën të rrënuara plotësisht. “Brenda mandatit do transformojmë këto qendra për të ofruar shërbim dinjitoz parësor për të gjithë qytetarët”, tha Kryeministri. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.