Takimi SHBA-Rusi për Afganistanin do të organizohet në Ankara

113

MOSKË, 12 shkurt /ATSH-AA/  – Të dërguarit e posaçëm të Rusisë dhe SHBA-së për Afganistanin do të takohen më 22 shkurt në Ankara, konfirmoi i dërguari i posaçëm rus për Afganistanin, Zamir Kabulov.

Kabulov në një konferencë shtypi të mbajtur sot në Moskë konfirmoi takimin me homologun amerikan, Zalmay Khalilzad. Ai shtoi se të dyja palët ranë dakord që të takohen në një shtet neutral.

Ai solli sërish në vëmendje takimin e zyrtarëve afganë dhe përfaqësuesve të talebanëve të mbajtur më 5 dhe 6 shkurt në Moskë, ku u bisedua për negociatat e paqes.

Ai beson se në takim u hodhën bazat për pikat kyçe, për arritjen e avancimit në aspektin politik në Afganistan, ndërsa në fokus ishte tërheqja e forcave amerikane nga Afganistani dhe vendosja e paqes./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.