STRASBURG – BE-ja rrit kapacitetin e reagimit përballë fatkeqësive natyrore

STRASBURG, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Deputetët europianë votuan sot krijimin e një rezerve të burimeve të përbashkëta për Bashkimin Europian, që do të përdoret për të ndihmuar më mirë dhe më shpejt një apo më shumë shtete anëtare që preken nga një katastrofë natyrore.

Me 620 vota pro dhe 22 vota kundër, Parlamenti Europian miratoi në seancë plenare në Strasburg një tekst që propozonte një përmirësim të mekanizmit për mbrojtjen civile të BE-së.

Ky mekanizëm mbështetet për momentin mbi një sistem vullnetar, BE-ja do të koordinojë kontributet vullnetare të shteteve kur një shtet kërkon asistencë nëse goditet nga zjarret, stuhitë dhe përmbytjet.

Vitet e fundit, kushtet ekstreme të motit dhe fenomene të tjera vunë në sprovë kapacitetin e shteteve anëtare për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit, më konkretisht kur disa shtete anëtare u përballën njëkohësisht me të njëjtën katastrofë natyrore./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.