STAMBOLL – Katër viktima pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak

66

STAMBOLL, 12 shkurt /ATSH-AA/ – Të paktën katër ushtarë humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak, gjatë një uljeje emergjente në qytetin e Stambollit.

Guvernatori i provincës, Ali Yerlikaya u tha gazetarëve se helikopteri u rrëzua pranë një zone banimi në lagjen Çekmekoy të Stambollit.

Yerlikaya tha se shkaku i rrëzimit të helikopterit mbetet i panjohur./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.