SOFT NEWS – Edhe Steinmeier hap… Instagram!

BERLIN, 11 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier i është bashkuar rrjetit social Instagram, në të cilin do të paraqesë punën e tij brenda dhe jashtë vendit.

Kreu i shtetit ka realizuar punën e tij të parë të diplomacisë ndërkombëtare duke botuar fotografitë e udhëtimeve në Kinë, Zelandën e Re, Afganistan, Etiopi, Indi dhe Spanjë.

Steinmeier gjithashtu planifikon të ofrojë pamje të rezidencës së tij zyrtare në Berlin dhe të ndajë takimet e tij me “shumë njerëz të ndryshëm” në qytetet dhe në fshatrat e Gjermanisë, bëri të ditur ai nëpërmjet një videoje në rrjet.

Presidenti Steinmeier i bashkohet kancelares Angela Merkel në app-in popullor Istagram,  i cili i përket Facebook-ut dhe ka mbi një miliard përdorues në mbarë botën.

Presidenti ende ka një rrugë për të arritur ndjekësit e kancelares Merkel në Instagram.

Ajo ka 817 000 ndjekës./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.