SLLOVAKI – Pompeo: Influenca ruse përbën një kërcënim për demokracitë e botës

BRATISLAVË, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u shpreh se Vladimir Putin përbën një kërcënim për demokracitë, gjatë vizitës në Sllovaki, një nga ndalesat e mini-turit të tij në Europën Qendore me synimin për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës.

‘’Vladimir Putin është i vendosur të minojë demokracitë në mbarë botën, mos u mashtroni ! Ne duhet të jemi shumë të sinqertë për këtë temë’’, deklaroi Pompeo në prani të studentëve të gazetarisë në Bratislavë.

Ai më pas paralajmëroi sllovakët mbi nevojën për t’u mbrojtur kundër mjeteve ekonomike dhe formave të tjera të vendosura nga Kina për të krijuar varësi dhe manipuluar sistemin tuaj politik./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.