Shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara/ Pukë, mbillen 2 mijë rrënjë akacie

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/- Më shumë se 2000 rrënjë akacie do të mbillen në skrapatat e rrëshqitshme gjatë segmentit rrugor Qafë-Qerreti – Qelëz, në Pukë.

Bashkia e Pukës bënët ditur se “akaciet që do të mbillen në pjesët e karakterizuara nga rrëshqitja”.

“Me mbjelljen e akacieve synohet shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në territorin e bashkisë Pukë. Gjithashtu i zgjatet jeta rrugës së asfaltuar, duke evituar rrëshqitjet mbi trase”, shprehet bashkia.

Sipas saj, bashkë me mbjelljet e reja ka nisur puna dhe për pastrimin e skrapatave, që shemben në rrugë.

Qytetit të Pukës gjatë ditëve të fundit i janë shtuar edhe 100 pisha të buta, në kuadër të aksionit për mbjelljet e reja të drurëve dekorativë. Puka gjithnjë e më shumë po merr një fizionomi tjetër, duke u bërë më tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët, për shfrytëzimin e potencialeve të turizmit apo agroturizmit. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.