SHBA – Trump paracakton një afat shtesë ndaj Kinës nëse avancojnë negociatat tregtare

126

UASHINGTON, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Donald Trump pohoi sot se mund t’i akordojë Kinës një afat shtesë përpara vendosjes së tarifave të reja doganore ndëshkuese, nëse negociatat për t’i dhënë fund një mosmarrëveshje tregtare me Pekinin do të shënojnë progrese të kënaqshme.

‘’Nëse do të jemi afër një marrëveshjeje, një marrëveshje të vërtetë, unë do të bëj lëshime brenda një afati kohor’’, deklaroi presidenti amerikan gjatë një takimi me sekretarët amerikanë. Në përgjithësi nuk jam i predispozuar ta bëj’, shtoi ai.

SHBA-ja i ka dhënë afat deri më 1 mars palës kineze për të gjetur një marrëveshje për grindjet tregtare mes dy shteteve përpara se të rriten tarifat doganore nga 10 në 25% ndaj produkteve të importuara nga Kina me vlerë 200 miliardë./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.