Sezoni turistik, kroçerat në portin e Durrësit, nga muaji shkurt në nëntor

289
TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ – Sezoni turistik në portin e Durrësit këtë vit do të nisë më shpejt dhe do të zgjasë mbi 9 muaj.
Deri tani në Autoritetin Portual Durrës është njoftuar mbërritja e 25 kroçerave dhe velierave turistike, të cilat do ta vizitojnë qytetin e Durrësit nga muaji shkurt deri në nëntor të këtij viti.
Kroçera “La Belle De L’Adriatique”, që pritet të mbërrijë më 19 shkurt në Durrës, gjatë periudhës shkurt-prill 2019 do të ankorohet 7 herë radhazi në kalatat e portit më të madh të vendit – bëjnë të ditur burime nga Qendra e Informacionit në APD.
Përveç kroçerave në Durrës pritet të ankorohen edhe një numër shumë më i madh jahtesh turistikë të përmasave të ndryshme.
Kroçera “La Belle De L’Adriatique” ka ardhur dy herë të tjera në portin e Durrësit përkatësisht në vitet 2017 dhe 2018.

Në portin e Durrësit gjatë sezonit veror 2018 mbërritën me kroçera turistë nga rreth 50 vende të botës, por numrin më të madh e zënë vizitorët nga SHBA, Turqia, Japonia, Franca, Britania e Madhe dhe Holanda. Nga maji deri në nëntor të këtij viti në portin e Durrësit janë ankoruar 15 kroçera dhe veliera me 6553 turistë gjithsej./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.