Rikthehet “Marigona”, muzikë në ndihmë të personave në nevojë

65

PRISHTINË, 12 shkurt /ATSH/ Rikthehet “Marigona”, grupi i famshëm muzikor dhe aq shumë i dashur nga publiku shqiptar do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Ky grup tashmë ka realizuar këngën së cilës i ka bashkuar edhe videoklipin që pritet të publikohet gjatë javës së ardhshme në të gjitha mediet.

Megjithatë, kjo këngë është vetëm fillimi. “Marigona” do të vazhdojë me projekte të veçanta dhe unike pas publikimit të kësaj këngë.

Përpos realizimeve të reja, grupi “Marigona” ka vendosur që kanali i tyre zyrtar në Youtube të shfrytëzohet për të grumbulluar të ardhura për bamirësi.

Të gjitha arkëtimet që vijnë nga klikimet do t’u dedikohen personave me nevojë. /KosovaPress/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.