Protesta/ PD reagon ndaj deklaratës së Policisë së Shtetit

TIRANË, 12 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Partia Demokratike e ka konsideruar deklaratën e Policisë së Shtetit si një përpjekje për të përhapur panik lidhur me protestën e 16 shkurtit.

Në një deklaratë për mediet, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se Edi Rama, urdhëroi Policinë e Shtetit të përhapë panik lidhur me protestën e 16 shkurtit.

“Partia Demokratike garanton çdo qytetar për sigurinë e tij në datën 16 shkurt. Paralajmërojmë Policinë Politike të rrijë larg protestuesve! Të mos pengojë lëvizjen e lirë të tyre! Përndryshe, secili do të mbajë përgjegjësi personale dhe ligjore!”, shprehet Bardhi.

Po ashtu Bardhi ftoi shqiptarët “të injorojnë kërcënimet e një pushteti të kalbur nga krimi dhe korrupsioni”. “Më 16 shkurt, së bashku do t’i hapim rrugë normalitetit europian në Shqipëri”, tha ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.