Procesi i integrimit në BE, Spiropali takon ambasadorin e Suedisë në Tiranë

96

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ – Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me ambasadorin suedez në Tiranë, Johan Ndisi, me të cilin diskutoi rreth procesit të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Sipas ministre Spriropali partneriteti i shkëlqyer mes dy vendeve do të hapë rrugët e bashkëpunimit në një sërë fushat zhvillimore.

“Kënaqësi të takohesha me Ambasadorin e Suedisë, Johan Ndisi. Mbështetja e Suedisë në procesin e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian ishte pikë kyçe e bisedës. Gjithashtu, partneriteti i shkëlqyer mes dy vendeve tona  i hap rrugë bashkëpunimit në një sërë fushash të ndryshme, siç është sektori i turizmit, ku krijimi i një linje direkte ajrore Stockholm-Tiranë është domosdoshmëri për shkak të numrit gjithnjë e në rritje të turistëve suedezë në vendin tonë”, u shpreh Spiropali.

e.xh/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.