Porti i Shëngjinit së shpejti me karakter turistik

111

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ – Pas investimeve në portet e Sarandës, Durrësit dhe Vlorës, qeveria ka synon që të transformojë edhe portin e Shëngjinit.

Gjatë takimit publik “Për bashkia që duam” të zhvilluar në Lezhë, Kryeministri Edi Rama ju përgjigj interesit të një prej banorëve për portin e Shëngjinit, port i cili sipas Kryeministrit do të kthehet në një port turistik.

“Për portin e Shëngjinit ne kemi një projekt dhe kemi qëllimin për ta kthyer në port turistik. Pra të vijnë anije për turizëm dhe natyrisht edhe për lëvizjen e pasagjerëve dhe ky është projekti. Pjesa e peshkimit nuk diskutohet dhe hap pas hapi do të shkojmë në këtë drejtim. Projekti për portin e madh etj., mbetet një nga ëndrrat e të gjithëve, por nuk kemi patur asnjë situatë dhe investitor të rëndësishëm”, – u shpreh Kryeministri Rama.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.