Pompeo nis vizitën në Sllovaki për të rritur influencën amerikane

116

BRATISLAVË, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo bëri sot ndalesën e radhës në Sllovaki, si pjesë e një mini-turneu në Europën qendrore për të kundërshtuar influencën në rritje të Rusisë dhe Kinës.

‘’U bë një kohë shumë e gjatë që Amerika nuk ishte plotësisht e angazhuar këtu’’, konfirmoi presidenti Andrej Kiska, duke iu referuar vizitës së parë të një shefi të diplomacisë amerikane në vend prej 14 vitesh.

Pompeo u takua me pesë ish-të burgosur politik përpara një memoriali i quajtur ‘’Porta e lirisë’’, në kufirin me Austrinë, pikërisht aty ku 400 persona u vranë nga viti 1945 deri në 1989 gjatë tentativës për të kaluar në anën tjetër të perdes së hekurt.

‘’Atje ku kishte tela me gjemba dhe roje të armatosura, njerëzit, mallrat dhe informacionet kryeqëzohen sot lirisht’’, u shpreh Pompeo./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.