Përfundon kursi UEFA B, certifikohen trajnerët e rinj

108

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ – Sektori Edukimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka përmbyllur me sukses kursin e radhës licencues të kursit të trajnerëve UEFA B. Në këtë kurs që u zhvillua në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz, pranë Shkollës së Trajnerëve, ra në sy pjesëmarrja e madhe e trajnerëve të rinj që drejtojnë skuadra në akademi, në të gjithë vendin.

Ashtu si edhe në kurset e tjera të zhvilluara më parë, nën drejtimin e profesor Astrit Maçit, Alban Tafaji dhe Edmond Gëzdarit, por edhe lektorët e fushave të tjera të ftuar, trajnerët kursantë për pesë javë me radhë kanë ndjekur një program të detajuar teorik dhe praktik dhe në fund i janë nënshtruar provimit të përpiluar nga Sektori Edukimit, duke u pajisur në fund me licencë.

Kalendari i plotë i Sektorit të Edukimit për vitin 2019.

UEFA B-30    (18 Shkurt – 16 Mars)
UEFA A-15      (18 Mars-10 Maj)
Licenca D       (20-25 Maj)
UEFA B-31      (3 Qershor – 6 Korrik)

Rinovim Licenca B-A-PRO (19-24 Gusht)

UEFA PRO-7      (2-10 Shtator)
Tr.Për.Fizike       (16 Shtator-5 Tetor)
UEFA PRO-7      (7-15 Tetor)
UEFA B-32         (21 Tetor-9 Nëntor)
UEFA PRO-7      (11-19 Nëntor)
UEFA B-32         (25 Tetor-30 Nëntor)
Fizioterapist       (2-21 Dhjetor)

/e.caushi/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.