“Për bashkinë që duam” në Lezhë, Rama: Qeverisja e pandarë nga komunikimi me njerëzit

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama e cilësoi komunikimin e qytetarët pjesë të pandashme të procesit qeverisës, ndërsa ishte në Lezhë në kuadër të ciklit “Për bashkinë që duam”. Këto takime krijojnë mundësin për t’u ballafaquar me qytetarët për aspekte me rëndësi dhe me interes publik që lidhen me ecurinë e punësve dhe me jetesën në bashkitë e vendit.

“Këto takime nuk janë fushatë elektorale, por vazhdim i procesit qeverisës, që për ne është i pandarë nga komunikimi dhe dëgjmi i njerëzve”, theksoi Kryeministri Edi Rama.

Ai vuri në dukje se kishte vizituar disa sipërmarrje në Lezhë, të cilat i cilësoi të bukura, nga njerëz me pasion dhe vullnet për punën. “Këta sipërmarrës më konfirmuan atë që ne e dinim tashmë nga librat e llogarive të shtetit se sipërmarra është rritur, se perspektiva e punës së tyre është më e mirë sot, që nga ‘Mrizi i Zanave’ dhe Gjoka i agropërpunimit, tek ferma e Florit, e tek një biznes shumë i bukur familjar i poçerisë”, tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.