Parashikimi i motit, e martë, 12 shkurt 2019

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet kryesisht i vranët e prej orëve të mesditës do të ketë intervale kthjellimesh në zonat e ulëta e bregdetare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në orët e mesditës, më tej reshjet marrin karakter lokal.

Në lartësitë mbi 300 metra në Verilindje e mbi 600 metra në Lindje e Juglindje do të ketë reshje bore.

Dëborë parashikohet dhe në lartësi mbi 1000 metra në qafat e maleve të zonës Jugore. Intensiteti i reshjeve do të jetë mesatar deri në orët e mëngjesit. Më tej reshjet e borës mbeten me intensitet të ulët e lokale deri mesditë.

Era do të fryjë nga kuadranti i Jugut dhe prej mesditës kthen nga Veriu me shpejtësi 5-25m/sek. Erë intensive parashikohet përgjatë vijës bregdetare pasdite dhe në mbrëmje.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 3/11 shi i dobët diell
Kukës 1/4 re borë
Lezhë 5/11 shi i dobët diell
Dibër -1/3 re borë
Durrës 6/14 shi i dobët diell
Tiranë 4/14 shi i dobët diell
Elbasan 6/12 shi i dobët diell
Berat 3/12 shi i dobët diell
Vlorë 6/14 shi i dobët diell
Korçë -1/3 re borë
Gjirokastër 2/8 shi i dobët diell
Sarandë 6/14 shi i dobët diell

 /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.