MAQEDONIA E VERIUT – Hyn në fuqi marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës për emrin e ri 

SHKUP, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës për emrin e ri të Maqedonisë, e cila tashmë emërtohet Maqedonia e Veriut hyri sot në fuqi në Maqedoni pas publikimit të ndryshimeve në Kushtetutë, bëhet e ditur në një komunikatë të qeverisë.

‘’Kushtet u plotësuan për hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ato hyjnë në fuqi sot më 12 shkurt 2019, me një publikim të qeverisë në fletoren zyrtare’’, deklaroi qeveria.

Në ditët në vijim Shkupi do të vërë në dijeni Kombet e Bashkuara për ndryshimin e emrit, dhe më pas do të përdoret gjerësisht në botë, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Dy shtetet nënshkruan në qershor marrëveshjen e quajtur të Prespës (ose Prespa) që riemëron Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në ‘’Republika e Maqedonisë së Veriut’’./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.