“Manchester United”, ofertë për talentin e “Fulham”

109

TIRANË, 12 Shkurt ATSH/ – “Manchester United” po punon për të përforcuar mbrojtjen duke nisur nga sezoni ardhshëm.

Britanikja “Daily Expres” raporton se “Djajtë e kuq” kanë piketuar mbrojtësin e “Fulhamit”.

Ai është Ryan Sessegnon, është vetëm 18 vjeç madje ka shënuar dhe 22 gola me klubin nga Londra në 94 ndeshje si titullar.

Ndërkohë për të ka shfaqur dhe “Manchester City” dhe “Tottenhami” që janë të gatshëm ta afrojnë Sessegnon në merkaton e verës.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.